Flash News

E-TJERA

"Më nxori jashtë, mora automatikun", zbardhet dëshmia e autorit që vrau pronarin e shtëpisë në Shkodër

"Më nxori jashtë, mora automatikun", zbardhet dëshmia e

Lekë Vuksani, autori i vrasjes së Petrit Vuksanit në Shkodër, ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë.

Ai ka dëshmuar se me viktimën kanë paur konflikte për qiranë e shtëpisë të cilën i paguante Petritti, si edhe ujin. Leka ka thënë se është njohur me 51-vjeçarin kur ishte në Dukagjin.

Autori ka thënë se ditën e vrasjes, Petrit Vuksani e ka nxjerrë nga shtëpia dhe në debat e sipër ai ka marrë automatikun dhe e ka qëlluar.

“Me Petritin jemi njohur sepse edhe ai është nga Dukagjini. I kam marrë shtëpinë me qira duke qenë se ndodhej në Angli. Muajt e fundit kemi patur disa debate për qiranë e shtëpisë, por edhe për pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike. Atë ditë kur ndodhi vrasja, Petriti erdhi dhe më nxori nga shtëpia. Unë u ktheva dhe e gjeta vetëm. Aty kemi debatuar dhe në debat e sipër gjeta një automatik që nuk është i imi, por i Petritit. Në debat e sipër kam marrë armën dhe e kam qëlluar”, ka thënë Lekë Vuksani.

Të fundit