Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Me (pa) dashuri dhe qetësi”, si ishte 2020-ta e Ramës dhe Metës

Mes kreut të shtetit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama thuajse çdo ditë ka patur replika në distancë, me shtim akuzash të ndërsjella, deri në kërcënime.
Përplasja e mes tyre nisi pak pasi mori postin e Presidentit, me votat e PS dhe të LSI-së. Ato filluan për Sandër Lleshaj për ministër të Brendshëm.
Rama do propozonte Lleshajn për ministër në tetor të 2018-ës, ndërsa Meta e dekretoi në limitet e afatit që i jepte Kushtetuta pasi ai hoqi dorë nga gradat ushtarake që mbante.
Pas pak muajsh do të mbaheshin zgjedhjet lokale për drejtësinë e pushtetit vendor. Meta do të dekreton 30 qershorin dhe pasi opozita nuk pranoi të hynte në zgjedhjet, e çdekroi 30 qershorin por pa rezultat, PS mori të gjitha bashkitë.
Zgjedhjet u mbajtën, ndërsa mazhoranca si përgjigje për çdekretimin nisi një proces shkarkimi të Presidentit .
Shkarkimi që mund të ishte i pari i një Presidenti nuk ndodhi, ndërsa PS shënoi një betejë të humbur përball Presidentit, që vijon të qëndrojë në post pasi Komisioni i Venecias rrëzoi akuzat e Edi Ramës për shkelje.

Emërimet në Kushtetuese, që vijon të jetë e zbrazur që në fillimit të 2018, do të shënonte acarimin e radhës. Meta deklaronte në atë kohë, që PS-ja përmes Arta Vorpsit tentoi ti rrëmbente një anëtar në këtë gjykatë.
Çështja kaloi sërish në Komisionin e Venecias, që për herë të dytë i dha të drejtë Ilir Metës. Sot në vend të Arta Vorpsit që kërkonte mazhoranca, në Kushtetuese është Marsida Xhaferllarit. Ndërsa ky konflikt do të shënonte një ngjarje jo të zakonte në politikën shqiptare, atë të mbajtjes së referendumit në 2 mars nga Presidenti.
Në protestën e 2 marsit, Meta drejtoi akuza të rënda ndaj qeverisë si "grusht shteti përmes sistemit të drejtësisë,” "shkelje e Kushtetutës”, "lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar”.

Kryeministri e cilësoi protestën e thirrur nga Meta”një manifestim të madh të mos-arsyes njerëzore që nuk parashikohet nga Kushtetuta dhe ligji”.
Në kulmin e retorikës së ashpër që karakterizon marrëdhëniet Meta-Rama, Partia Socialiste kërkon të kufizojë veprimet e Presidentit, përmes një ligji. Drafti në fjalë i heq Ilir Metës disa kompetenca, që kanë të bëjnë me ekskluzivitetin e tij për emërime në qeveri por dhe gjyqësor.
Edi Rama ka akuzuar shpesh Presidentin se është futur në fushatë, në ndihmë të opozitës. Ndërsa vetë Presidenti nuk e fshehte se nuk e do më Ramën kryeministër, edhe pse në të shkuarën e ka mbështetur me pushtet.

Përplasja e tjetër e ashpër mes Metës e Ramës është Kodi Zgjedhor. Fakt është që Presidenti akuzoi më shumë qeverinë ndërsa këtë ashpërsim të retorikës së Ilir Metës, Rama e quan fushatë për vota për LSI-në, madje për këtë e ka akuzuar se edhe takon element kriminalë, gjatë muajit tetor.
Kodi Zgjedhor është kulmi i momentit i marrëdhënieve të acaruara Rama-Meta. Vetë kryeministri në vend të Bashës e ka ktheu Metën në kryefjalën e tij, në takime elektorale nëpër Shqipëri.
“Fakti që Meta është kthyer në një lolo nuk do të thotë që ka qenë një lolo në të shkuarën”, ka thënë Rama.
Gjatë këtij viti, u përfolën edhe për një “pranverë” të re mes tyre. Mazhoranca në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë pranoi pas tri refuzimesh propozimin e presidentit, për kreun e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu.
Më herët, shumica i kishte ‘rrëzuar’ kandidaturat e Metës si Vitore Tushën, Bahri Shaqirin dhe Petraq Milon për drejtuesin e KLSH, që deri tani është mbajtur nga Bujar Leskaj. Kjo dakordësi u lexua si një afrim i radhës mes dy krerëve të lartë.
Dvorani
Pak ditë më pas, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi me shumicë votash shkarkimin e Ardian Dvoranit, si anëtar i Gjykatës së Lartë.

Me këtë vendim, Dvorani humbi detyrën si drejtues i këshillit të Emërimeve në Drejtësi, vendim që vinte pas një beteje të gjatë mes tij dhe Presidentit, Ilir Meta. Madje, ky i fundit e ka akuzuar atë për vendime të njëanshme në favor të qeverisë gjatë proceseve për reformimin e sistemit të drejtësisë.
"Takim bërrylash"

Në fillim të qershorit, ata u ulën në një tryezë, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit.
Para takimit, ata u fotografuan të buzëqeshur, pa shtrëngim duarsh, por me takime bërrylash për shkak të pandemisë. Megjithatë, pak më vonë, kryeministri Rama e shpërndau në profilin e tij në instagram duke e komentuar si “Luftë bërrylash”, foton dhe raportet me presidentin.
Ndryshimet e Kodit Penal
Një tjetër moment paqeje mjaft e komentuar si ‘pranvera’ e re Rama-Meta ishte dekretimi i ndryshimeve në Kodin Penal, nismë e qeverisë për shkak të pandemisë Covid-19. Duke komentuar veprimin e tij, presidenti deklaroi në atë kohë se ndryshimi ishte i nevojshëm, dhe nëse nuk do të jepte ‘ok’, qeveria sërish do miratonte ndryshimet.

Këto ndryshime parashikonin dënime me burg për të gjithë ata që kryejnë me dashje veprime duke përhapur koronavirusin.
Nuk kaluan shumë kohë, kur marrëdhënia e tyre acarohet sërish. Përplasjet për pandeminë dhe akuzat për keqmanaxhim vazhdojnë të jenë kryefjalë e shigjetimit nga ana e presidentit ndaj qeverisë.
Po ashtu, një pikë tjetër debati mes presidencës dhe qeverisë ka qenë kthimi me dekret nga a e Presidentit Meta për rishqyrtim në Kuvendin ligje të shumta sipas tij për shkak të shkeljeve të konstatuara. Bëhet fjalë pëor ligje si “Korporatën e Investimeve Shqiptare”, ligjin për Gjendjen Civile. “Për metrologjinë”, ‘Për Policinë e Shtetit’, të ndryshuar”, për ndarjen e vendit në 4 rajone etj.
Shumica socialiste po përgatit një ligj për Presidentin ku pritet që t’i kufizojë edhe të drejtën e dhënies së dekoratave, ndërsa kryeministri u shpreh se Meta ka thyer cdo protokoll për dhënien e tyre. Situatën e dhënies së dekoratave nga Ilir Meta, Edi Rama e cilësoi farsë, komedi dhe turp. Madje, nuk ka munguar edhe një krahasim me Enver Hoxhën dhe ironitë se po imagjinon si të bëhet hero.
Kështu, marrëdhënia mes Edi Ramës dhe Ilir Metës prej kohës kur të dy ishin në të njëjtën parti ka qenë “dashuri dhe urrejtje”, por me zgjedhjet elektorale në prag përplasja e fortë mes Kryeministrit dhe Presidentit ka kaluar në një nivel të ri dhe pritet të vijojnë me akuza te ndërsjella.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38