Flash News

E-TJERA

Me pranga në duar, Beleri hyn në gjykatën e Fierit

Me pranga në duar, Beleri hyn në gjykatën e Fierit

Ka nisur seanca në gjykatën e Fierit për Fredi Belerin, ku do të shqyrtohet kërkesa e tij për masën e sigurisë.

 Beleri kërkon lirimin me kusht.

Siç shihet nga pamjet, Beleri ka dalë nga furgoni i policisë me pranga në duar, ndërsa policët e shoqërojnë në gjykatë.

Me pranga në duar, Beleri hyn në gjykatën e Fierit

Pas përfundimit të lejes 5 ditore, ku u betua si eurodeputet në Parlamentin Evropian, Beleri deklaroi se do të kërkonte lirinë me kusht.

“Kam kërkuar lirinë me kusht, e drejtë e imja, dhe shpresoj që drejtësia këtë herë të mos ndikohet”, u shpreh ndër të tjera Beleri.

Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, për blerje votash.

Ndërkohë në 5 mars të këtij viti Beleri u dënua me dy vite burg nga GJKKO, duke u shpallur fajtor për veprën “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Të fundit