All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Me pranga në duar, policia nxjerr pamjet e arrestimit të 4 autorëve të tjerë të dhunës në Krujë

All - Paragraf - 1

Me pranga në duar, policia nxjerr pamjet e arrestimit të 4

Policia e Shtetit ka nxjerrë pamjet e aksionit për arrestimit e 4 personave, autorë të dhunës barbare në Borizanë në Krujë, konflikt mes fiseve Rraja dhe Maja.

All - Paragraf - 3

Autorët shihen me pranga në duar teksa shoqërohen nga efektivët në komisariat. Deri tani janë shoqëruar 8 persona, ndërsa mbeten në kërkim Xhelal Rraja dhe Rexhep Rraja, vëllai dhe djali i Rrahman Rrajës.

Gjatë operacionit u kontrolluan 20 banesa, biznese dhe ambiente të ndryshme në pronësi të shtetasve të shpallur në kërkim Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Klajdi Rraja, dhe Rexhep Rraja, dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Katër personat e shoqëruar sot janë L. Rr., D. Rr., H. Rr., dhe A. Rr., lidhje të afërta fisnore dhe shoqërore të shtetasve të shpallur në kërkim.

“Po kështu, në vazhdim të veprimeve hetimore dhe kqyrjes së pamjeve filmike u identifikuan dhe dy persona të tjerë të përfshirë të cilët u shpallën në kërkim, konkretisht shtetasit Edison Meta, 27 vjeç dhe Përparim Rraja, 48 vjeç. Ndërsa gjatë ditës së djeshme u shpallën në kërkim dhe 4 shtetas të tjerë Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Klajdi Rraja, dhe Rexhep Rraja.

Po në lidhje me këtë ngjarje, Policia ndaloi më datën 07.07.2023 shtetasit Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku dhe Andi Rraja, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", "Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit", "Moskallëzimi i krimit" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës"”, njofton policia.

Policia e Shtetit i bën thirrje Xhelal Rrajës dhe Rexhep Rrajës, si organizatorëve të tjerë të ngjarjes së rëndë në Borizanë, bashkë me personat e tjerë të shpallur në kërkim, të dorëzohen sa më parë para organeve të drejtësisë.

Të fundit