Flash News

E-TJERA

Me precedent penal, kush është 30-vjeçari në Shkodër që u shpëtoi plumbave

Me precedent penal, kush është  30-vjeçari në Shkodër

Taulant Pepaj, është 30 vjeçari, që është qëlluar ditën e sotme me armë zjarri gjatë kohës që po udhëtonte me makinë.

Pepaj është një emër i njohur për policinë pasi rezulton të jetë me precedent të mëparshëm penal. Në vitin 2017, Pepaj është arrestuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, pasi më 25.06.2017 në lagjen ”Bacallek ”Shkodër,  gjatë një konflikti të çastit ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. Th,  22 vjeç, banues në Shkodër.

Ndërkohë, raportohet se efektivët e Policisë Shkodër dhe ato të FNSH kanë gjetur në vendngjarje dy gëzhoja, të cilat i kanë sekuestruar si prova materiale.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme në lagjen “Skanderbeg” në afërsi të repartit të Zjarrfikëseve, fatmirësisht pa të lënduar.

Të fundit