Flash News

E-TJERA

Me reshje bore dhe temperatura të ulëta/ Dhjetori sjell dimrin e para viteve ’90

Me reshje bore dhe temperatura të ulëta/ Dhjetori sjell dimrin e para
Foto Ilustruese

Teksa kemi hyre zyrtarisht në stinën e dimrit, temperaturat dhe reshjet nuk premtojnë shumë për një mot të qëndrueshëm, apo përmirësim të përkohshëm.

Sinoptikania Lajda Porja tha se kjo fundjavë do të mbizotërohet nga një mot me reshje, i paqëndrueshëm dhe me shumë lagështirë. Dita e diel parashikohet të ketë më shumë reshje. Sa i përket zonave malore, Porja tha se do të vijojnë reshjet e dëborës dhe temperaturat tipike të dimrit.

“Dhjetori është futur tipik e tij klimatike. Temperaturat e ulëta kanë shënuar rënie menjëherë që në ditët e para. Ndërkohë parashikohet që reshjet të mbeten prezente. Fundjava po ashtu. Paraditja e së shtunës do të jetë e kthjellët, kurse mbrëmja do të sjellë reshje. Zonat malore do të kenë sërish reshje dëbore. Fundjava do të jetë realitivsht me temperatura të ulëta, e paqëndrueshme, me lagështirë, reshjet do të jenë të pranishme shumë ditën e diel”, tha Porja.

Ajo çka ndoshta nuk mund të konsiderohet një lajm i mirë, është fakti se sipas sinoptikanes ky dhjetor do të kthejë dimrin e para viteve ’90, me temperatura të ulëta dhe dëborë.

Të fundit