Flash News

E-TJERA

Me reshje dhe temperatura në rënie, si parashikohet moti në fundjavë

Me reshje dhe temperatura në rënie, si parashikohet moti në

Moti në fundjavë do të jetë i ndryshueshëm. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e shtunë do të karakterizohet nga vranësira e reshje shiu të pakta deri në mesditë të cilat në zonat jugore do të mbeten të izoluara deri në orët e pasdites. Më tej vranësirat do t’i lenë vendin kthjellimeve.

Prej së dielës paradite do të vijë dendësim i vranësirave dhe në orët e mesditës reshjet shiut do të përfshijnë pjesën veriore e qendrore dhe gradualisht do të fitojnë intensitet të lartë në të gjithë bregdetin, veriperëndimin e jugperëndimi.

Reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave me rrufe. Dëbora do të prekë alpet si dhe gradualisht me rënien e temperaturave edhe zonat e tjera malore.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi 5 deri 10m/sek. Gjatë mesditës së të dielës do të fitojë forcë 16 deri 20 m/sek përgjatë bregdetit e në momentet me shtrëngata duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4.

Me reshje dhe temperatura në rënie, si parashikohet moti nëMe reshje dhe temperatura në rënie, si parashikohet moti në

Të fundit