All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Me reshje shiu dhe bore, si parashikohet moti per sot

All - Paragraf - 1

Me reshje shiu dhe bore, si parashikohet moti per sot

Për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushatarak, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e mëngjesit me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare.

All - Paragraf - 3

Pas orëve të mesditës, reshjet e shiut do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe lokalisht në jugperëndim reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve dhe në verilindje-lindje në lartësinë mbi 800-900 metër priten reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s, kurse përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s.

Të fundit