Flash News

E-TJERA

Me rroba e valixhe, studentët zhvendosin protestën te Kryeministria

Me rroba e valixhe, studentët zhvendosin protestën te Kryeministria
Studentët

Pasi protestuan për gati 2 orë para Ministrisë së Arsimit, studentët e kanë zhvendosur protestën para Kryeministrisë, teksa kanë bërë një marshim gjatë në bluevardin "Dëshmorët e Kombit".

Ata kanë hedhur në mënyrë simbolike valishe, rroba dhe ngrohëse, për të treguar se edhe pse ishin përgatitur për vitin e ri shkollor në auditore, do t'ju duhet të kthehen nëpër shtëpi.

Ndërkohë, një pjesë e studentëve kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë për të dorëzuar kërkesat e tyre.

Ata kanë bërë thirrje se nëse kërkesat nuk plotësohen, do të përshkallëzojnë proestën.

Studentët pretendojnë se që prej karantinës së parë të muajit mars, kanë qenë një nga shtresat më të dëmtuara të shoqërisë dhe se qeveria nuk ka menduar asnjë çast për ta.

Për shkak të mungesës së meteve teknike, ata shtojnë se mijëra studentë e patën të pamundur ta ndiqnin normalisht procesin mësimor online dhe mijëra të tjerë mbetën të papunë, duke mos patur mundësi të paguanin as qiratë.

Me plaçka në duar, rroba, valixhe dhe libra, ata i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të pranojë të paktën dy kërkesa të studentëve: E para, reduktimin e tarifës vjetore, dhe pagesën e kostos vjetor për mjetet teknologjike të mësimit online.

"Arsyeja është ashiqare se nuk  eduam mësimin online. Ne kemi provuar mësimin online është një dështim. Përveç faktit që mungon diskutimi shkëputet interneti, ske përqendrim.

Nuk po e mbaj maskën sot në shenjë proteste. Për mua është e shenjtë dija. Në autobusa nuk ka distancë janë rrafsh. kam dhe foto. E di e vërtet shumë e vërtet, është në shenjë proteste. Nuk mundem ta ndjek mësimin online dhe maskën e vendos se vendos është e drejta ime përsëri", u shpreh një studente.

Studentë të tjera kanë thënë se nxjerrja e urdhrit për mësim online në mënyrë të papritur nuk ka qenë i drejetë pasi ata kanë paguar tarifën dhe kanë bërë të gjitha shpenzimet.

"Është e palogjikshme që ministria të nxjerrë një vendim 3 ditë para fillimit të mësimit. Pse duhet të bëhet kjo, mund të ketë ulje tarifash edhe vjet kemi bërë shumë pak mësim në auditore dhe paguajtëm me tarifa si normalisht.

Injoranca vret më shumë se Covid, dhe nëse nuk bëjmë mësim ne mund të jemi brezi i njorant.Presim që të kemi reagim më të madh të studentëve dhe që qeveria ti thërrasi mendjes për një plan më të mirëfilltë", tha një student.

"Kemi bërë gjithë këto shpoenzime dhe papritur na thonë që do e bëjmë mësimin online. Ka shumë vështirësi sepse ne jemi e vetmja degë (infermieri) që merremi me shërndetin e njerëzve dhe kjo smund të bëhet online", theksoi një tjetër.

Të fundit