Flash News

E-TJERA

Më shumë se 4 mijë ha tokë të përmbytyra në Shkodër, qindra shtëpi kanë prezencë të ujit

Më shumë se 4 mijë ha tokë të përmbytyra në
Foto ilustruese

Reshjet e borës përkeqësuan edhe më tej situatën e përmbytjeve në Shkodër. Bashkia e këtij qyteti bëri me dije se 4100 hektarë tokë janë nën ujë.

Këto zona kanë pasur ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme me furnizimin me ujë, ndërkohë që me qindra banesa janë të rrethuara nga uji. Bashkia Shkodër ka kërkuar nga strukturat shtetërore të sigurojnë ushqim për gjënë e gjallë.

Si pasojë e nivelit të lartë të ujit mbetet e bllokuar rruga nëDarragjat, Belaj- Pentar dhe e Obotit. Prej më shumë se një muaj, Shkodra vuan pasojat e reshjeve të dendura të shiut. Bashkia e këtij qyteti pretendon se ndihma nuk është dhënë në masën e duhur, ndërsa ka kërkuar edhe shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Të fundit