Flash News

E-TJERA

Me temperatura deri 26°C, si parashikohet moti sot

Me temperatura deri 26°C, si parashikohet moti sot

Sot vendi ynë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me altenime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit në veri të vendit me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Në orët e mesditës dhe pasdites reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.
Era pritet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/sek.
Deti i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 3 deri 19°C
në zonat e ulëta 5 deri 25°C
në zonat bregdetare 12 deri 26°C

Të fundit