Flash News

E-TJERA

Me trëndafil të kuq në anë, kush është deputetja e “opozitës” që shfaqet me të njëjtën maskë si Rama

Me trëndafil të kuq në anë, kush është deputetja e

Tashmë që maska është bërë e detyrueshme edhe në rrugë, kryeministri Edi Rama pak ditë më parë u shfaq në publik me një maskë të zezë, e dizenjuar në njërën anë me një trëndafil të kuq, të dukshëm.

Gjatë një takimi me mediat dhe duke ironizuar presidentin Ilir Meta, me të cilin prej disa ditësh vijon përplasjet në distancë, tha se trëndafili simbolizon socialistët.

“Këtë trëndafilin këtu se është trëndafili i 25 prillit, që personifikon socialistët. Të gjithë mund ta bëjnë këtë, Ilir Meta mund të vendosë Vojo Kushin a çfarë të dojë ai”, deklaroi Rama.

Mirëpo, thuajse e njëjta maskë, e zezë me trëndafil të kuq në anë u përdor edhe nga një deputete e Kuvendit.

Bëhet fjalë për Ediola Brahajn, deputeten e të ashtuquajturës ‘opozita parlamentare’. Ndonëse Rama e specifikoi kuptimin, deputetja nuk e ka bërë ende një sqarim të tillë.

Kujtojmë se Brahaj bashkë me disa deputetë të tjerë të opozitës parlamentare ka votuar së fundmi edhe pro ndryshimeve kushtetuese për Kodin e ri Zgjedhor, të propozuar nga mazhoranca.  

 

Të fundit