Flash News

E-TJERA

Mediat holandeze: Holanda tashmë është pro integrimit të Shqipërisë në BE, Rutte do të kërkojë mbështetje

Mediat holandeze: Holanda tashmë është pro integrimit të

Mediat holandeze shkruajnë se Holanda është pro integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Edhe pse kryeministri Mark Rutte kundërshtoi me zë të lartë hyrjen e dy vendeve në BE disa vite më parë, ai tashme është pro.

Kabineti dhe partitë e koalicionit në Tweede Kamer janë gjithashtu në favor për anëtarësimin e dy vendeve ballkanike në BE. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE, shtojnë mediat vendase.

Në maj, Parlamenti Evropian i kërkoi Këshillit Evropian të fillonte bisedimet në dritën e "konteksit gjeostrategjik të luftës në Ukrainë", sipas Parlamentit.

Në 2018-ën, kryeministri holandez Rutte tha se anëtarësimi në BE i të dy vendeve do të "dobësonte të gjithë Bashkimin". Në veçanti, kryeministri evidentonte asokohe korrupsionin dhe lirinë e ulët të shtypit në vendet e Ballkanit. Një vit më vonë, Holanda iu bashkua Francës dhe Danimarkës në bllokimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Këtë herë, megjithatë, pothuajse të gjitha vendet e BE-së janë në favor dhe Rutte po udhëton nëpër Evropë për të mbledhur mbështetje për fillimin e bisedimeve të pranimit. Vetëm Bullgaria ende nuk është dakord.

Të fundit