All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Mediat islandeze: I dyshuari për vrasjen e Armando Beqirit është i kërkuar në Shqipëri

All - Paragraf - 1

Mediat islandeze: I dyshuari për vrasjen e Armando Beqirit është

Media islandeze ka shkruar lidhur me vrasjen e të riut nga Shqipëria, Armando Beqiri, i cili u qëllua me 13 shkurt para shtëpisë së tij në Rauðagerði, Reykjavík.

All - Paragraf - 3

Sipas IcelandMonitor, i dyshuari u zhvendos në Islandë nga Shqipëria 7-8 vjet më parë. Ky është një fakt që është zbuluar nga policia vendase e Islandës të premten në një konferencë të mbajtur.

IcelandMonitor shkruan se ky krim ka tronditur shoqërinë islandeze dhe shkaktoi diskutime të mëdha rreth krimeve dhe luftës për pushtet dhe botës së nëndheshme e barnave ilegale.

Viktima që banonte në Islandë, u qëllua 9 herë dhe arma u gjet në det në brigjet e Reykjavík. Në fillim, i dyshuari nuk e pranoi krimin. Sipas policisë islandeze besohet se kanë lidhjen më të fortë me çështjen janë nga Shqipëria. Dhe efektivët shtuan se policia do të monitorojë zhvillimet nga afër në lidhje me mundësinë e sulmeve të mundshme të hakmarrjes tani që është bërë një rrëfim. Policia beson se ata e dinë motivin e vrasjes, por vendosin të mos e zbulojnë në këtë moment. Viktima besohet të ketë qenë i lidhur me krimin e organizuar.

Sipas grupit hetimor që po merret me këtë çështje, kanë thënë për mbl.is se hetimi vazhdon dhe kjo çështje është e ndarë në tre faza:

  • Planifikimi i krimit
  • Ekzekutimi i tij
  • Pasojat dhe zhvillimi i tij

Megjithëse, mediat islandeze nuk kanë përmendur emrin e personit që ka rrëfyer krimi, për mediat shqiptare, ky emër tashmë është zbuluar. Shqiptari i dyshuar si vrasësi i Armando Beqirit në Islandë është Angjelin Mark Sterkaj.  

Sterkaj është emër i njohur për policinë shqiptare, pasi në vitin 2012, në bashkëpunim me disa persona të tjerë, kanë marrë peng një 62 vjeçar duke e mbajtur të fshehur për 20 orë në këmbim të dhënies së 5 mijë eurove. Jo vetëm kaq, por ata e detyruan të moshuarin të shesë me anë të një kontrate noteriale makinën e tij në këmbim të lirisë.

Dhe pse Sterkaj njihet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, gjykata dha në atë kohë dënimin minimal.

Burimi: IcelandMonitor

Të fundit