Flash News

E-TJERA

Mediat ndërkombëtare jehonë protestës së opozitës: Kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Mediat ndërkombëtare jehonë protestës së opozitës:

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë protestës së zhvilluar një ditë më parë nga opozita.

“Përleshjet shpërthyen të shtunën në mbrëmje në kryeqytetin e Shqipërisë midis policisë dhe protestuesve të opozitës që akuzojnë kryeministrin socialist Edi Rama për korrupsion dhe kërkojnë që ai të japë dorëheqjen”, shkruan AFP.

Agencia Franceze e Ljameve thekson pjesëmarrjën massive të qyettarëve në protestën para Kryeministrisë.

Barron's shkruan se Berisha, udhëheqësi i Partisë Demokratike të krahut të djathtë, i bëri thirrje turmës të "bashkohet për të rrëzuar këtë qeveri dhe për të krijuar një qeveri teknike për të përgatitur zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme".

Pas fjalimeve, disa protestues hodhën kokteje Molotov mbi policinë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë turmën.

Të fundit