Flash News

E-TJERA

Mediat serbe për “Ballkanin e Hapur”: Gjemb në sy për perëndimin, Britania po punon që të dështojë

Mediat serbe për “Ballkanin e Hapur”: Gjemb në sy për

Britania po punon që “Ballkani i Hapur” të dështojë, shkruajnë mediat serbe, ndërsa thotë se nismë është një “gjemb në sy” për disa vende perëndimore. Sipas një zyrtari, presioni më i madh po bëhet ndaj Maqedonisë së Veriut, pas largimit të Zoran Zaev.

“Anglezët janë më këmbëngulësit në synimet e tyre për të rrëzuar nismën e Ballkanit të Hapur. Ata po ushtrojnë presion të madh, veçanërisht ndaj Maqedonisë së Veriut, e cila është hallka më e dobët e kësaj nisme pas largimit të Zoran Zaev dhe emërimit të ekonomistit Dimitar Kovaçevski kryeministër i ri më 17 janar të këtij viti.

Bullgaria dhe Rumania janë nën ndikimin e madh të perëndimit dhe Serbia më e fortë ekonomikisht nuk u përshtatet atyre. Presioni është mbi Vuçiçin dhe Ramën që të ndalojnë projektin”, ka thënë një diplomat anonim.

Megjithëse udhëheqja serbe po përpiqet t'i rezistojë këtyre presioneve, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës dhe kriza që pasoi kanë vonuar disa ngjarje të planifikuara.

Edhe pse përfaqësuesit e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kishin planifikuar të mbanin një takim të ri në mes të marsit si pjesë e iniciativës, u ra dakord që për shkak të luftës në Ukrainë, takimi të shtyhet deri në maj, kështu që “të gjithë mund të fokusohen në krijimin e kushteve për funksionimin normal të ekonomive të tyre përkatëse dhe monitorojnë efektet dhe pasojat e luftës në Ukrainë në treg”, shtojnë mediat serbe.

Kjo nismë është refuzuar fuqishëm nga Kosovë, çka acaroi mardhëniet midis Tiranës dhe Prishtinës zyrtare. Gjithashtu nuk është pranuar as nga Mali i Zi dhe Bosnja.

“Ballkani i Hapur”, i mbrojtur me forcë nga kryeministri Edi Rama, me argumentin se i shërben ekonomisë së vendit, është parë me skepticizëm nga shumë zëra.

 

 

Të fundit