Flash News

E-TJERA

Megaoperacion kundër kontrabandës së barnave dhe dopingut, përfshihet Shqipëria. Europol: 349 persona të përfshirë

Megaoperacion kundër kontrabandës së barnave dhe dopingut,

Europol ka zhvilluar një operacion kundër trafikut të barnave dhe substancave doping. Operacioni u zhvillua në 28 shtete, përfshirë Shqipërinë dhe u drejtua nga autoritet franceze, greke, italiane dhe spanjolle.

Europol goditi 59 grupe kriminale. Në këtë skemë dyshohet se janë të përfshirë 349 persona. Njëkohësisht, autoritetet sekuestruan sasi masive të barnave kontrabandë, substanca doping, suplemente të paligjshme ushqimore dhe sportive, si dhe vaksina të falsifikuara kundër COVID, produkte sanitare e pajisje mjekësore.

Si rezultat i operacionit:

U sekuestruan mbi 40 milionë euro

U sekuestruan më shumë se 10.5 milionë barna dhe substanca dopingu

U sekuestruan mbi 1 milion teste të falsifikuara për COVID

U kryen 195 hetime

U mbyllen 10 laboratorë nëntokësorë

U mbyllen 89 faqe interneti

Kontrabanda e barnave është po aq fitimprurëse sa ajo e drogës, nënvizon Europol.

 

Të fundit