Flash News

E-TJERA

Memli Krasniqi: E prita me dhimbje deklaratën e Ramës

Memli Krasniqi: E prita me dhimbje deklaratën e Ramës

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës tha se e ka pritur me shumë dhimbje lajmin e djeshëm për anulimin e mbledhjeve të dy qeverive.

Duke folur për “Now me Erla Mëhillin”, ai tha se kjo vetëm konfirmoi edhe një herë se marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën janë në momentin e tyre më të keq.

Ai shtoi gjithashtu se e gjithë situata e krijuar mes dy vendeve nuk bën gjë tjetër veçse i dëmton të dy shtetet e sidomos Kosovën, e cila po izolohet gjithnjë e më shumë.

“Vërtet ishte fatkeqësi që u prish një traditë tepër e rëndësishme që ka qenë krenari për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës, por kjo vetëm konfirmoi raportet e Kosovës me Shqipërinë në dy vitet e fundit, që kur Albin Kurti është kryeministër i Kosovës, se asnjëherë marrëdhëniet mes dy vendeve nuk kanë qenë më të këqija dhe në një nivel më të ulët se në këtë periudhë.

Unë vërtet kam shpresuar se mbledhja do të mbahej pasi tashmë Kosova po izolohet nga të  gjithë aleatët e saj ndërkombëtarë, nga perëndimi, nga shtetet e bashkuara të Amerikës dhe nga Bashkimi Europian, unë mendoj se Kosova ka vërtet nevojë të jashtëzakonshme për Shqipërinë.

Ndaj e kam marrë me shumë dhimbje lajmin e djeshëm, por edhe arsyetimin e kryeministrit Rama për të mos e takuar atë gjatë gjithë javës. Unë nuk mund ta justifikojë kryeministrin e Kosovës që refuzon kryeministrin e Shqipërisë. Këto ego që ndikojnë këtë raport dalin jashtë racionalitetit. Dëmi u bëhet të dy vendeve”,-tha Memli Krasniqi.

Të fundit