Flash News

E-TJERA

“Mendoni si të ishte vajza juaj”, Basha publikon video-mesazhin kundër Ramës, rezulton 'copy-paste' me spotin amerikan

“Mendoni si të ishte vajza juaj”, Basha publikon video-mesazhin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook një video-mesazh me në fokus sjelljen e kryeministrit Edi Rama ndaj gruas shqiptare.

“Mendoni sikur të ishte vajza juaj”, titullohet video teksa shkëput episode kur Rama ironizon dhe përqesh gazetaret shqiptare në përballje me të.

Sipas këtij mesazhi, çdokush mund të përcaktojë një tjetër model për vajzën e tij duke votuar ndryshimin në 25 prill.

Por nga u frymëzua Partia Demokratike për këtë spot?

Në fakt, me një kërkim të thjeshtë rezulton se ideatorët e këtij spoti duket se nuk janë lodhur më shumë se për të kopjuar një realizim të gatshëm, publikuar disa muaj më parë.

Siç mund ta krahasoni me videot e më poshtme, video-mesazhi i shpërndarë nga Basha është një 'copy-paste' i spotit të demokratëve kundër ish presidentit Donald Trump në SHBA.

I vetmi ndryshim janë personazhet, pasi teksi dhe realizimi janë identike.

Teksti në spotin e PD:

“Imagjinoni një vajzë të vogël që kërkon frymëzim, me shpresën se një ditë do të jetë si modelet që ndjek.

Tani imagjinoni si ndihet kur sheh gratë që sulmohen me arrogancë…

Kur përqeshen…
Kur ofendohen…
Kur diskriminohen…

Vetëm sepse bëjnë punën e tyre!

Imagjinoni sikur ajo të ishte vajza juaj…

Ky është mesazhi për të cilin ka nevojë?

Vajza juaj po dëgjon dhe vota jote në 25 prill, mund të përcaktojë një tjetër model.
Voto për ndryshimin!”, thuhet në videon e publikuar nga Basha.

Spoti amerikan:

  

Të fundit