Flash News

E-TJERA

“Mercedes-i” përplas biçikletën, ndërron jetë 61-vjeçari në Shkodër

“Mercedes-i” përplas biçikletën, ndërron

Një automjet ka përplasur një biçikletë, ku për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i saj. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur "Gruemirë Çezme", Shkodër.

Viktima është I. H., 61 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Vito”, që shkaktoi aksidentin është N. G., 54 vjeç. Ky i fundit është shoqëruar në polici.

"Rreth orës 06:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Gruemirë Çezme, mjeti tip “Mercedes Vito”, me drejtues shtetasin N. G., 54 vjeç, ka aksidentuar një biçikletë që drejtohej nga shtetasi I. H., 61 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes 61 vjeçari ka ndërruar jetë", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit