Flash News

E-TJERA

Merr flakë makina te Unaza e Madhe, shkrumbohet plotësisht

Merr flakë makina te Unaza e Madhe, shkrumbohet plotësisht

Një automjet është shkrumbuar nga flakët pasditen e kësaj të premteje në Unazën e Madhe, në dalje të Paskuqanit.

Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, ndërsa raportohen vetëm dëme materiale. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në përfshirjen e automjetit nga flakët, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

 

Të fundit