Flash News

E-TJERA

Merr flakë zjarrfikësja në Malësi të Madhe

Merr flakë zjarrfikësja në Malësi të Madhe

Një automjet zjarrfikës është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premte në Malësi të Madhe.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Jaran, teksa ekipi zjarrfikës po përpiqej të izolonte vatrën e zjarrit, por për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë automjetin.

Fatmirësisht asnjë nga zjarrfikësit nuk ka pësuar lëndime.

Në ndihmë të tyre kanë mbërritur edhe tre mjete të tjera zjarrfikëse, të cilat kanë arritur të vënë nën kontroll zjarrin dhe të shmangin një rrezik të madh për zonën përreth.

 

Të fundit