Flash News

E-TJERA

Merr fund pritja, Leo Messi debuton për herë të parë me PSG këtë muaj

Merr fund pritja, Leo Messi debuton për herë të parë me PSG

Leo Messi do të bëjë debutimin e parë me Paris Saint-German në ndeshjen e katërt dhe në ndeshjen jashtë fushe që do të luhet më 29 gusht kundër Reims.

Ylli argjentinas u stërvit për të tretën herë radhazi sot, pas transferimit të tij nga katalanasit dhe sipas trajnerit të fitnessit, Mauricio Pochettino është në standardet më të larta.

Messi është vendosur së bashku me familjen tij në Paris, ku po kryhen edhe seancat stërvitore me skuadrën në përgatitje të debutimit të tij në ndeshjet e ardhshme.

Leo Messi nuk ka pasur një para sezon të plotë këtë verë pasi ai i shkoi deri në fund fitores së Argjentinës në Kupën e Amerikës. Pas përfundimit të kompeticionit, Messi fluturoi drejt Spanjës për të zhvilluar takimin e fundit me Barcelonën.

Të fundit