Flash News

E-TJERA

Merr fund saga, Kristjan Asllani transferohet te Torino

Merr fund saga, Kristjan Asllani transferohet te Torino

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, ka gjetur skuadrën e tij të re për sezonin 2025/26.

23-vjeçari do të luajë për Torinon, pas një vere të mbushur me spekulime dhe negociata, ku në listë ishin edhe emra të njohur si Lookman, Jashari e Isak.

Interi dhe Torino kanë arritur marrëveshjen për një huazim me të drejtë blerjeje, pasi tentativa për ta shitur përfundimisht te Betis apo Bologna nuk u konkretizua. Asllani ishte shumë pranë Bolognës, por diferencat në kërkesat financiare dhe mungesa e besimit te projekti i klubit e shtynë të kërkonte një alternativë tjetër.

Bisedat me trajnerin Marco Baroni dhe garancia për një rol kyç te Torino e bindën përfundimisht mesfushorin kuqezi. Vendimi i tij për të qëndruar në Serie A u respektua nga Interi, që pranoi formulën e propozuar nga granatat.

Tashmë, Asllani pritet t’i nënshtrohet vizitave mjekësore përpara se të prezantohet zyrtarisht si futbollist i Torinos, duke hapur një kapitull të ri në karrierën e tij dhe duke i dhënë ekipit një forcë të re në mesfushë për sezonin që vjen.

Të fundit