Flash News

E-TJERA

Merret peng adoleshenti në Tiranë

Merret peng adoleshenti në Tiranë

Tre persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin ditën e djeshme në rrugën “Loni Ligori” në Unazë të Re i kanë vjedhur me dhunë varësen e floririt dhe celularin dhe e kanë marrë me forcë në automjetin e tyre një 18-vjeçar duke i hequr lirinë për disa orë.

Tre autorët janë identifikuar, dy preh tyre janë arrestuar dhe i treti është në kërkim. “Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, u identifikuan dhe u vunë në pranga: Arnold Arapaj 30 vjeç, Agim Drishti 30 vjeç të dy banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi R. A., 33 vjeç, banues në Tiranë” njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit