Flash News

E-TJERA

Merrte para nga qytetarët përmes mashtrimit, pranga noteres në Tiranë

Merrte para nga qytetarët përmes mashtrimit, pranga noteres në
Foto Ilustruese

Një 40-vjeçare me detyrë notere është vënë në pranga, pasi merrte para nga qytetarët duke i mashtruar.

Sipas policisë, noterja përvetësonte në mënyrë të kundërligjshme shuma monetare nga qytetarët, gjatë ushtrimit të detyrës. Mbi 40-vjeçaren rëndojnë akuzat për “Shpërdorim detyre” dhe “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

"Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Noterja”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Vihet në pranga një 40-vjeçare me detyrë notere, për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën".

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në kuadër të një pune policore dhe procedurale të pandërprerë disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Noterja", si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetases:

- R. K., 40 vjeçe, me detyrë notere, për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën".

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kjo shtetase, gjatë ushtrimit të detyrës si notere, në vitin 2021, duke shpërdoruar detyrën, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë të ndryshëm.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.

Të fundit