Flash News

E-TJERA

Mesazhet e ngushëllimit të demokratëve dhe socialistëve për humbjen e ish-presidentit Nishanit

Mesazhet e ngushëllimit të demokratëve dhe socialistëve

Ndarja e parakohshme nga jeta e ish-presidentit Bujar Nishani tronditi opinionin publik këtë të shtunë. Politikanët shqiptarë, ish-bashkëpunëtorët e Nishanit, kanë përcjellë mesazhet e ngushëllimit.

Kryedemokrati Sali Berisha bëri një reagim të gjatë, ku evidentonte vlerat profesionale dhe njerëzore të ish-presidentit.

“Presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion. Kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt”, shkruan presidenti Ilir Meta në rrjetet sociale, teksa shpreh ngushëllimet për familjen dhe miqtë e Nishanit.

Mesazhet e ngushëllimit të demokratëve dhe socialistëve

Krahas një fotoje bardh e zi, kryeministri Edi Rama shkruan: U prehtë në paqe! Ngushëllime familjes.

Mesazhet e ngushëllimit të demokratëve dhe socialistëve

Një reagim ka ardhur edhe nga ish-kryetari i demokratëve, Lulzim Basha, i cili shkruan se PD ka humbur një politikan të përkushtuar, kontributin e të cilit për të dhe Shqipërinë do ta kujtojë përherë me respekt.

Mesazhet e ngushëllimit të demokratëve dhe socialistëve


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ngushëllon familjen, ndërsa shkruan se “Bujar Nishani ishte zyrtari, ushtaraku, qytetari i shtetit e miku i mirë, që karakterizohej nga integriteti dhe vlerat më të larta njerëzore”.

Mesazhet e ngushëllimit të demokratëve dhe socialistëve

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla shkruan për Bujar Nishanin se në të gjitha postet e mbajtura “i shërbeu vendit me përkushtim dhe për shërbimin e tij do të kujtohet e respektohet nga qytetarët”.

Mesazhet e ngushëllimit të demokratëve dhe socialistëve

Më poshtë janë disa nga mesazhet e ngushëllimit nga kolegë dhe bashkëpunëtorë të Nishanit si demokratë edhe socialistë:

 

Mesazhet e ngushëllimit të demokratëve dhe socialistëve
Deputeti i PD, Tritan Shehu
Mesazhet e ngushëllimit të demokratëve dhe socialistëve
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj
Mesazhet e ngushëllimit të demokratëve dhe socialistëve
Sekretari i PS, Damian Gjiknuri
Mesazhet e ngushëllimit të demokratëve dhe socialistëve
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka
Mesazhet e ngushëllimit të demokratëve dhe socialistëve
Ministrja Elisa Spiropali
Mesazhet e ngushëllimit të demokratëve dhe socialistëve
Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili

 

 

Të fundit