Flash News

E-TJERA

Mesazhet e urimit të politikës shqiptare për 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Ëndërr e bukur lirie

Mesazhet e urimit të politikës shqiptare për 14 vjetorin e

Kanë ardhur mesazhet e para të urimit nga politika shqiptare për 14 vjetorin e shpalljes së Kosovës shtet i pavarur. Përmes një postimi në Facebook, Meta shpreh mirënjohjen për heronjtë dhe dëshmorët e pavarësisë.

“Gëzuar kosovë e dashur! Mirënjohje përjetë heronjve, dëshmorëve, luftëtarëve dhe etërve të pavarësisë së kosovës! Shqipëria dhe Kosova gjithmonë krah njëra-tjetrës!”-shkruan Meta.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video me disa nga momentet më të rëndësishme të shtetit të Kosovës, siç është shpallja e pavarësisë.

“Urime të gjithë shqiptarëve ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës”, shkruan Rama në Facebook.

Në të njëjtën linjë edhe kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë një video, ndërsa thekson se në këtë ditë “përulemi me nderim dhe mirënjohje para presidentit Ibrahim Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprimtarëve, patriotëve, bijëve dhe bijave të kombit tonë që kanë kryer sakrificën më sublime për pavarësinë”.

Ndërsa e cilëson si një ëndërr të bukur lirie, Basha nënvizon se Kosova gëzon tashmë rrënjët e forta të një shteti me institucione të konsoliduara dhe stabilitet politik.

“17 shkurti është ditë gëzimi për mbarë kombin shqiptar! Gëzuar ditën e pavarësisë Kosovë!”-shkruan kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në rrjetet sociale për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

 

 

Të fundit