Flash News

E-TJERA

Mesazhi i Kim pas takimit me prokurorët e SPAK

Mesazhi i Kim pas takimit me prokurorët e SPAK

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me prokurorët e SPAK dhe drejtuesin Arben Krajën. Vizita në Prokurorinë e Posaçme ka ardhur pas përfundimit të afatit për të dorëzuar kanidaturat për drejtues të SPAK.

Kujtojmë që mandati i Krajës përfundon në dhjetor, por ai do vazhdojë të jetë prokuror i thjeshtë i organit më të rëndësishëm të akuzës në vend.

Në një reagim në rrjetet sociale pas përfundimit të takimit, ambasadorja Kim shkruan: “Pavarësisht kërcënimeve dhe tentativave për nxitje, SPAK është i përqendruar në ofrimin e më shumë rezultateve që tregojnë se askush, pavarësisht gradës apo pasurisë së tij, nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri.”

 

Të fundit