Flash News

E-TJERA

Berisha sqaron SMS: Nuk mund të përdoret posti për të bërë personazh si Anenë, mamanë e Ramës

Berisha sqaron SMS: Nuk mund të përdoret posti për të

Ish-kryeministri Sali Berisha foli për mesazhin që dërgoi për nënën e kryeministrit Edi Rama në emisionin ‘Opinion’, ku ky i fundit po fliste edhe për inceneratorët. Ai tha për "Çim Peka Live" se, “Të rinjtë shqiptarë nuk kanë një ide se kush ishte Aneja dhe çfarë fatkeqësish bëheshin duke përdorur emrin e saj. Enver Hoxha, për t’u bërë popullor, kudo që shkonte, u fliste për Anenë, për trahananë e Anesë, për petullat e Anesë.

Unë mendoj se secili duhet të nderojë të vdekurit e tij, të afërmit e tij, por nuk mendoj kurrë se mund të përdoret posti për të bërë personazh si Anenë, nënën e Edi Ramës. Edhe unë i them çoji lules asaj, por Kristaqit kurrë, se Kristaqi ishte kasap i vërtetë.

Ai po e përdor për të kthyer në vëmendjen e shqiptarëve Anenë e Enver Hoxhës. Ai ka një vit që nuk takon dot qytetarë. Ai ka një vit që takohet vetëm me zyrtarë ose militantë të sjellë kastile aty Tipike si ai tjetri. Ai zëvendësonte kontaktin me njerëzit duke iu referuar Anesë. Ky mendon se do bëhet më i njerëzishëm duke iu referuar Anetës,” tha Berisha.

Të fundit