Flash News

E-TJERA

Mësimi me turne, Kushi: Nuk është vendim përfundimtar për të gjithë vitin shkollor

Mësimi me turne, Kushi: Nuk është vendim përfundimtar

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar se vendimi për zhvillimin e mësimit me turne nuk është përfundimtar për të gjithë vitin shkollor.

Duke folur për ‘News 24’, Kushi thotë se mësimi është i ngarkuar kryesisht në shkollat e qendrave të mëdha urbane ndërsa në ato rurale çdo gjë vazhdon normalisht.  

Është udhëzuesi i ministrisë baza ku ne marrim të gjitha vendimet. Unë e mirëkuptoj shqetësimin për kohëzgjatjen dhe mësimin me dy turne, por duhet të kuptojmë se jemi në kohë pandemie.

Jemi dëshmitarë që kohët e fundit kemi pasur rritje të rasteve të reja. Ky vendim nuk është përfundimtar për të gjithë vitin shkollor. Ky vendim nuk është standard për të gjitha. Në ato klasa ku hapësira është e vogël bëhet me turne, kryesisht në qytetet e mëdha.

Ndërsa në periferi e zonat rurale mësimi zhvillohet normalisht.  Tek shkollat e dëmtuar nga tërmeti ka edhe mësim me 4 turne dhe në këto raste jemi të detyruar ta bëjmë mësimin për 30 minuta. 

Vitet e fundit ne aplikojmë 6 orë për 3 lëndë. Shpresoj që prindërit të na mirëkuptojnë për vendimet që kemi marrë. Procesi i vaksinimit të mësuesve po shkon shumë mirë. Sot 87% e mësuesve janë vaksinuar, nga këta 71% kanë marrë dy doza”- tha ministrja Kushi.

Të fundit