Flash News

E-TJERA

Mësohen dy çiftet e para dhe përballjet që pritet të ndodhin në 1/8 së finales së Euro 2020

Mësohen dy çiftet e para dhe përballjet që pritet të

Mësohen dy çiftet e para të 1/8 së finales së Kampionatit Evropian.

Me fitoren ndaj Rusisë natën e mbrëmshme, Danimarka e siguroi kualifikimin nga vendi i dytë me vetëm tri pikë të mbledhura

Në 1/8 e finales, Danimarka do të përballet me Uellsin, ndeshje e cila do të luhet më 26 qershor në Amsterdam me fillim nga ora 18:00. 

Çifti tjetër i 1/8 së finales është Itali – Austri që luhet më 26 qershor në Londër nga ora 21:00.

Deri tani, 11 kombëtare kanë siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian.  

Sipas gazetes Express, Italia, Uellsi dhe Zvicra janë kualifikuar nga grupi A, Belgjika dhe Danimarka nga grupi B dhe Holanda e Austria nga grupi C. Grupet D, E dhe F do t’i luajnë ende xhiron e fundit, por katër skuadra tashmë e kanë siguruar kualifikimin.

Uells – Danimarkë (e shtunë, ora 18:00, Amsterdam).

Itali – Austri (e shtunë, ora 21:oo, në “Wembley”).

Hollandë – e treta e grupit D, E ose F (e diel, ora 18:00, Budapest).

Belgjikë – Zvicër, ose e treta e grupit D, E apo F (e diel, ora 21:00, Seville).

E dyta e grupit D – e dyta e grupit E (e hënë, ora 18:00, Kopenhagë).

E para e grupit F – Zvicër ose e treta e grupit B apo C (e hënë, ora 21:00, Bukuresht).

E para e grupit D – e dyta e grupit F (e martë, ora 18:00, “Wembley”).

E para e grupit E – Zvicër ose e treta e grupit B, C apo D (e martë, ora 21:00, Glasgow).

 

Të fundit