Flash News

E-TJERA

Mësuesit i pushoi zemra pas mësimit, e ëma bën dedikimin prekës

Mësuesit i pushoi zemra pas mësimit, e ëma bën dedikimin

Nëna e mësuesit Alban Bejleri ka reaguar me një mesazh në rrjetet sociale, ku zbulon edhe detaje të rëndësishme mbi jetën dhe sakrificat e të birit.

Ajo shkruan se 52-vjeçari kishte punuar për rreth 6 vite si mësues në zonat më të thella të bashkisë Maliq, fillimisht në Gribec dhe më pas në Marjan, pa u ankuar asnjëherë për vështirësitë.

Nëna e tij, Qazime Bejleri, përmes një postimi në llogarinë e saj në rrejtin social “Facebook” ka bërë një dedikim shumë prekës për të birin e ndjerë, zemërthyer ajo shkruan: “Na hape një plagë të madhe o Alban , o gojë ëmbli me të gjithë , që nuk do na mbyllet kurrë , kurrë o zemra ,o shpirti ,o trimi jonë o mbreti ynë ALBAN, emri më i bukuri në botë ! Po pse o zot na e more djalin e vetëm”.

Më tej ajo shkruan se ai nuk ankohej kurrë nga rruga e gjatë që bënte për të shkuar te nxënësit e tij, dhe pavarësisht kushteve të motit kurrë nuk e la punën: “Po ti na le me kokë mënjanë o shpirti im,më le dy djemtë të vegjël dhe Rinën, që të deshën shumë ,e le motrën tënde që nuk rresht së qari,niprat mbetën pa dajë Klejdisi e Paolon mbetën pa dajë që mi deshe e të deshën shumë !O zemra jonë i shtrenjti ynë ,po ne e dinim se të donim vetëm ne, po ty të paskan dashur, të gjithë ,miqësia ,shoqëria i gjithë Devolli,kudo që ishin ,nga i gjithë vendi kanë shkruar për ty o trimi jonë ,për vlerat e punën tënde fisnike ,që më re në kry të detyrës afër shkollës,vajte dhe nuk u ktheve më”.

Të fundit