Flash News

E-TJERA

Meta ankohet për Yuri Kim në Shtëpinë e Bardhë? Si i përgjigjet pyetjes për akuzat ndaj ambasadorëve

Meta ankohet për Yuri Kim në Shtëpinë e Bardhë? Si i

Presidenti Ilir Meta është pyetur nga Gjykata Kushtetuese nëse ka bërë ndonjë denoncim në organet përkatëse mbi pretendimet e ngritura se ka përfaqësues të misioneve diplomatike që janë të korruptuar.

Meta thotë se nuk ka marrë asnjë shqetësim zyrtar nga partnerët ndërkombëtar për sjelljet dhe aktet e tij. Presidenti bën me dije se shqetësimet për sjellje jo korrekte të diplomatëve të caktuar, ua ka shprehur zyrtarisht atyre dhe organizatave që ata përfaqësojnë.

Kreu i Shtetit nënvizon se ka patur diplomatë që publikisht kanë vënë në diskutim dekretet e tij, duke marrë hapur anën e mazhorancës në kapjen e sistemit të drejtësisë.

Kjo përgjigje e Metës është marrë nga mediat se bëhet fjalë për ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim dhe se ai i ka shprehur shqetësimët ndaj saj në Shtëpinë e Bardhë.

Pyetja: Gjithashtu, a mendoni se akuzat ndaj përfaqësuesve të misioneve diplomatike bërë në daljet tuaja publike në media apo rrjetet zyrtare e sociale si të korruptuar apo ato për rrezikun e integritetit tuaj fizik kanë bazë faktike dhe nëse po, a keni bërë denoncim në organet përkatëse?

Përgjigja: Presidenti i Republikës kurrë nuk ka marrë asnjë shqetësim zyrtar nga asnjë partner ndërkombëtar për sjelljet apo aktet e tij.

Presidenti, shqetësimet e tij për sjellje jo korrekte të diplomatëve të caktuar, ua ka shprehur zyrtarisht atyre, duke vënë në dijeni po zyrtarisht edhe vendet apo organizatat që ata përfaqësojnë.

Presidenti i Republikës nuk ka ndërhyrë kurrë në kompetencat e asnjë përfaqësie diplomatike dhe të asnjë vendi partner, por për fat të keq, ka patur diplomatë të caktuar që publikisht kanë vënë në diskutim dekretet e Presidentit, duke marrë hapur anën e mazhorancës në kapjen e sistemit të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese.

 

Të fundit