Flash News

E-TJERA

Meta bashkëpunëtor i Sigurimit? Lubonja: Intrigë politike e qepur keq, Rama ka gisht

Meta bashkëpunëtor i Sigurimit? Lubonja: Intrigë politike e qepur

Analisti Fatos Lubonja komentoi debatet e ditëve të fundit për personin I.M, i aluduar si Ilir Meta, se ka bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit, gjë e cila mohohet nga Partia e Lirisë.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në ‘News 24’ , Lubonja nuk pranoi që t’i përgjigjej pyetjes nëse ka qenë apo jo Meta bashkëpunëtor i sigurimit,por theksoi se kjo ishte një intrigë politike në të cilën ka gisht dhe kryeministri Rama.

“Intrigë politike e qepur shumë keq. Nuk arrij që të jetë qepje as nga Edi Rama, pasi ai është mjeshtër i qepjes së intrigave. Se mendoj dot se mund të jetë bërë pa Edi Ramën. Ore ça ka ndodhur që është bërë kjo maskaradë?! Ku e di unë. Ça thonë ka qenë dhe ça jo. Doli një Fatjon dhe tha; s’ka qenë Ilir Meta. Procedura është krejt e paqartë. Për çfarë bëhet fjalë? për bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit që rekrutoheshin në bazë të disa kategorive, ato patriotike apo ato me shtrëngim.

Aty ai bënte një deklaratë dhe aty i vihej një pseudonim. A bëhet fjalë për një dosje të tillë apo për një denoncim të një personi. Apo ka raste kur ai që arrestohet thotë; kam folur me Andi Bushatin. Dhe shkojnë e kapin dhe Andin. Ajo që është skandaloze, është se si ka mundësi që me një e-mail anonin, një institucion serioz, të veprojë kaq shpejt pa sqaruar, me një I.M. Del dhe ajo e parlamentit dhe merret ajo me një ‘tronditje të madhe’. Ajo nuk është tronditur dhe për gjerat më të mëdha. 

Ky Veliaj që ju tha atyre dhe thotë; ‘ne jemi e ardhmja, ata e kaluara’. Unë e kam me këta që rrinë aty të heshtur që rrinë përpara. Para ca kohësh mblodhi Edi ca në një kongres dhe ju tha; mirëdita. Pastaj tha; Mirëdita Gramoz! Ishte figura më e rëndësishme e partisë. Po t'i lidhim këto ngjarje, këto kanë ndodhur në një kohë kur Ruçi ishte ministër i Brendshëm. Ky I.M., ka qenë rreth 19 vjeç. Këta kanë ndonjë çikë mendje?

 Se një herë thotë; Mirëdita Gramoz, dhe a kanë ndonjë mendje të thonë që ‘na thoni se çarë duhet të kuptojmë si vlerë apo antivlerë’. Edhe sikur të kishte qenë, kjo është një gjë e papranueshme nga të gjitha anët. Shkelje e ligjit. Ilir Meta është qytetar normal sot”, u shpreh Lubonja. 

Të fundit