Flash News

E-TJERA

Meta bisedë me Isabel Santos dhe Soreca-n: Integrimi europian i Shqipërisë kalon vetëm përmes zgjedhjeve të lira

Meta bisedë me Isabel Santos dhe Soreca-n: Integrimi europian i
Në foto: Presidenti i Republikës, Ilir Meta, bisedë online me reporteren për Shqipërinë në PE, Isabel Santos

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar një bisedë me reporteren për Shqipërinë në PE, Isabel Santos, dhe ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, në qendër të së cilës ka qenë çështja e negociatave.

Teksa informon për këtë bisedë, Meta falenderon eurodeputeten për projekt rezolutën për Shqipërinë me vëmendje të veçantë tek zgjedhjet e ardhshme, shpopullimi dhe liria e medias.

Duke theksuar se do të bëjë çdo përpjekje për zbatimin e plotë të gjitha kushteve që lidhen me negociatat, Presidenti i Republikës shton se: “Integrimi europian i Shqipërisë kalon vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe ndërtimit të shtetit ligjor me institucione të pavarura dhe funksionale”, shkruan Meta. 

“Kënaqësi të zhvilloja sot një bashkëbisedim të sinqertë e miqësor me Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputeten Isabel Santos, dhe Ambasadorin e Delegacionit të BE në Tiranë, zotin Luigi Soreca.

Një falënderim i veçantë për zonjën Santos, për vëmendjen e posaçme që i ka kushtuar në Projekt Rezolutën për Shqipërinë zgjedhjeve të ardhshme, fenomenit të shpopullimit dhe cenimit të lirisë së medias në Shqipëri.

E sigurova se si President i Republikës do të vazhdoj të bëj çdo përpjekje për zbatimin e plotë të të gjitha kushteve, që lidhen me nisjen e negociatave të anëtarësimit.
Integrimi europian i Shqipërisë kalon vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe ndërtimit të shtetit ligjor me institucione të pavarura dhe funksionale”,
shkruan Meta. 

Meta bisedë me Isabel Santos dhe Soreca-n: Integrimi europian i

Të fundit