Flash News

E-TJERA

Meta dekreton datën, Kuvendi i ri do të mblidhet më 10 shtator

Meta dekreton datën, Kuvendi i ri do të mblidhet më 10 shtator

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar datën se kur do thirrjet seanca e parë e legjislaturës së re të Kuvendit.Kreu i Shtetit ka vendosur datën 10 shtator, si ditën kur do të mbahet mbledhja e parë e legjislaturës së X-të të Kuvendit të Shqipërisë.

Mandati i legjislaturës aktuale përfundon më datën 9 shtator. Dekreti i nënshkruar nga presidenti hyn në fuqi menjëherë.

Kujtojmë se zgjedhjet parlamentare u zhvilluan më 25 prill dhe u fituan nga PS. Legjislatura, të cilës i mbaron mandati më 9 shtator nuk ishte e zakonshme. Kujtojmë që gjatë kësaj legjislature, për herë të parë në historinë e Shqipërisë opozita dogji mandatet dhe u largua nga Parlamenti.

Deputetët e rinj që zunë karriget e opozitës jashtëparlamentare u quajtën shpesh "paterica" të qeverisë. Kujtojmë që Kuvendi aktual nisi procedurat për shkarkimin e presidentin Meta, çështje për të cilën pritet të vendosë Gjykata Kushtetuese.

Ky Kuvend është konsideruar jo pak herë ilegjitim. Opozita e bashkuar do të rikthehet në Kuvend, pavarësisht kontestimeve të saj për zgjedhjet e 25 prillit, të cilat i konsideroi si jo të rregullta.

Meta dekreton datën, Kuvendi i ri do të mblidhet më 10 shtator

Të fundit