Flash News

E-TJERA

Meta dekreton emërimin e Edi Ramës si kryeministër

Meta dekreton emërimin e Edi Ramës si kryeministër

Presidenti i Republikës Ilir Meta dekreton Edi Ramën kryeministër të Shqipërise.

Dokumenti që njofton dekretimin e Ramës kryeministër mban datën e djeshme, ditë kur edhe nisi sesioni i ri parlamentar.

Në dy seancat e zhvilluara një ditë më parë, u betuan 140 deputetët e kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit si dhe Lindita Nikolla u zgjodh kryetare e kuvendit.

"Në mbështetje të neneve 93 dhe 96, pika 1, të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, sot më datë 10.09.2021, në fillim të Legjislaturës së X-të, pas thirrjes dhe zhvillimit të mbledhjes së parë të Kuvendit të porsazgjedhur, sipas propozimit me nr. 216 prot., datë 2.9.2021, të Partisë Socialiste të Shqipërisë, parti kjo që rezulton se ka shumicën e vendeve në Kuvend,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Edi Rama, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13 210

Tiranë, më 10.09.2021"

Meta dekreton emërimin e Edi Ramës si kryeministër

 

Të fundit