Flash News

E-TJERA

Meta dhe Berisha lënë pas “ftohjen” për Presidentin e ri, shihen në një tryezë në darkën e Forumit Global në Baku

Meta dhe Berisha lënë pas “ftohjen” për Presidentin e

Kreu i PD, Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta kanë darkuar në një tryezë pasi morën pjesë në darkën pas zhvillimit të Gobal i IX, në Baku të Azerbajxhanit.

Berisha dhe Meta u panë së bashku në publik, të ulur pranë njëri-tjetrit dhe shumë të fokusuar në bisedën mes tyre në një nga tryezat e Forumit.

Ky takim Meta-Berisha vjen pas një krisje të përfolur në mjedisin politik të Tiranës midis të dyve, pas vendimit të Presidentit për të dekretuar nga Stambolli, emrin e Bajram Begajt si Kreu i ri i Shtetit.

Pas këtij vendimi, Berisha i pyetur nëse Meta u bë pjesë e mynxyrës politike, u shpreh: “Nuk ka krisje me Presidentin, ai është i detyruar të përmbushë detyrimet e tij kushtetuese”.

\Ilir Meta ka theksuar se pas 24 korrikut kur i mbaron mandati i presidentit, ai do të rikthehet fuqishëm në politikë në postin e kreut të LSI.

 

Të fundit