Flash News

E-TJERA

Meta dhe Kim lënë pas 'përplasjet' dhe shtrëngojnë duart

Meta dhe Kim lënë pas 'përplasjet' dhe

Presidenti Ilir Meta dhe ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim janë takuar për herë të parë pas një kohe të gjatë.

Ata morën pjesë sot në një aktivitet për trafikimin e qenieve njerëzore që i ka ulur bashkë në një tryezë

Meta dhe Kim kanë shtrënguar duart, duke lënë të kuptohej se marrëdhënia e tensionuar mes tyre i përket të shkuarës.

Kujtojmë se para zgjedhjeve të 25 prillit, presidenti dhe ambasadorja u përfshinë në replika të ashpra në distancë.

Më vonë, Meta zbuti tonet dhe deklaroi se gëzonte raporte të mira me Shtetet e Bashkuara. Në tryezën e sotme ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila u takua me Yuri Kim për herë të parë.

 

 

Të fundit