Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Çdo qelizë e shtetit është e kapur, opozita po ndërgjegjëson qytetarët

Meta: Çdo qelizë e shtetit është e kapur, opozita po

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një reagim në "Facebook", shkruan se qytetarët po përballen një regjimi ku opozita ka bërë çdo gjë për të ndërgjegjësuar shoqërinë.

Gjithashtu Meta shton edhe se ringritja e opozitës do të vijë bashkë me ringritjen e shoqërisë.

 “Jemi në një situatë përballë një regjimi ku opozita ka bërë çdo gjë për të ndërgjegjësuar gjithë shoqërinë që dëshiron të jetojë e lirë dhe e panënshtruar nga ky regjim, i cili ka kapur çdo qelizë të shtetit dhe çdo institucion me qëllim për të shtypur lirinë e qytetarëve, për të shkatërruar zgjedhjet, për të shkatërruar konkurrencën dhe ekonominë e tregut dhe për të instaluar sundimin e një pakice në kurriz të të gjithë shoqërisë.

Kjo është një betejë e vështirë. Është një betejë, e cila kërkon kohën e saj, edhe padyshim që opozita besoj se do të ketë edhe ajo reflektimet përkatëse. Ringritja e opozitës do të vijë bashkë me ringritjen e shoqërisë.”, shkruan Meta.

 

Të fundit