Flash News

E-TJERA

Meta flet për shkarkimin: Akuzohem për agjitacion e propagandë, gjykohem për epitetet që kam përdorur

Meta flet për shkarkimin: Akuzohem për agjitacion e propagandë,

Presidenti Ilir Meta ka folur për shkarkimin e tij, duke theksuar se po gjykohet për metaforat dhe epitetet që ka përdorur. Ai ka thënë për “TV1 Channel” se është hetuar nga një komision “qesharak”, ndërsa shprehet i qetë për çështjen e tij në Gjykatën Kushtetuese. Kreu i Shtetit shton se akuza ndaj tij është për agjitacion e propagandë,

“Kam mbi 3 vite nen hetim nga komisione qesharake, pse kam mbrojtur interesin kombetar, sovranitetin dhe integritetin e Shqiperise. Ndaj nuk merzitem pse jam i pari president që çohet në Gjykatën Kushtetuese me akuzen për ‘agjitacion-propagande’. Më vjen për të qeshur që gjykohem për çështje të karakterit letrar, për metaforat dhe epitetet që kam përdorur”, tha Meta.

Sa i përket pyetjeve që ka ngritur Gjykata Kushtetuese ndaj tij, Meta ka ritheksuar se do t’u japë përgjigje para gjithë shqiptarëve.

 

Të fundit