All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Meta i dorëzon nesër ‘çelësat’ e presidencës Bajram Begajt, zbardhet si do organizohet ceremonia

All - Paragraf - 1

Meta i dorëzon nesër ‘çelësat’ e

Nesër pasdite, Ilir Meta përfundon zyrtarisht mandatin e tij si president dhe i kalon stafetën Bajram Begajt.

All - Paragraf - 3

Zëdhënësi Tedi Blushi ka zbardhur si do organizohet ceremonia që do të nisë në orën 19.15. Të dy zyrtarët do të mbajnë nga një fjalim, ndërsa Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
PROGRAMI:

18:45 - 19:15- Mbërritja e të ftuarve
19:15 - Mbërritja e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj në Presidencë
19:29 - Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj bashkë me ish-Presidentin e Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, dalin nga Presidenca dhe zënë vend në tribunë
19:30 - Luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi
19:35 - Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
19:40 - Fjala e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj.
19:50 - Largimi i ish-Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta
19:53 - Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Presidentit. Kalim në revistë i Presidentit.
19:58 - Presidenti i shoqëruar nga familja hyjnë në Presidencë
20:00 - Pritje zyrtare në oborrin e Presidencës.

 

Të fundit