Flash News

E-TJERA

Meta i jep “OK” tre ligjeve të Kuvendit

Meta i jep “OK” tre ligjeve të Kuvendit

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar tre ligje. Kreu i shtetit iu ka dhënë dritën jeshile ndryshimeve në ligjin “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekëve të privatizimit)”.

Meta thekson se ndryshimet në këtë ligj, edhe pse të përsëritura, vlerësohen të nevojshme për sa kohë synojnë shtyrjen e afatit të vlefshmërisë deri 31.12.2023, të bonove dhe lekëve të privatizimit.

Presidenti ka dekretuar edhe ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e bimëve”. Ai thotë se ndryshimet synojnë forcimin e rregullave për mbrojtjen e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera nga dëmtuesit.

Gjithashtu dekreton ligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Kuadër për Etikën në Turizëm dhe protokollin opsional të saj”.

Aderimi sipas Metës, kërkon angazhimin e qëndrueshëm të të gjitha institucioneve për promovimin e një turizmi të qëndrueshëm dhe të besueshëm.

Ai thekson se autoritetet publike veçanërisht duhet të ofrojnë siguri për turistët e huaj dhe të angazhohen në forcimin e burimeve të turizmit.

Të fundit