Flash News

E-TJERA

Meta ironizon Bashën: Pse me këtë kecin ju do përmbysni Ramën?

Meta ironizon Bashën: Pse me këtë kecin ju do përmbysni

Ilir Meta e sheh veten si Presidenti me më pak kompetenca në Republikën e Shqipërisë.

Për Syri Tv, Meta u shpreh se për më shumë se dy vite ka qenë i vetëm përballë një parlamenati njëpartiak, duke theksuar se psoti i tij si President është minuar nga lidershipi i PD, Lulzim Basha.

“Sot jam i qetë se jam i qartë për të ardhmen. Kam qenë i qetë që më 26 prill. E kam parë dhe vetë që e kam përfunduar në mënyrën time më të mirë të mundshme detyrën si President. Qetësia ime vjen nga bindja që edhe pse s'ka qenë një Presidencë perfekte, ka qenë e jashtëzakonshme dhe e papërsëritshme në shumë dimensione. Jam presidenti me më pak kompetenca në Republikën e Shqipërisë. Për më shumë se dy vite kam qenë i vetëm përballë një parlamenti njëpartiak. Një president i minuar nga lidershipi i opozitës”, tha Meta.

Ndër të tjera Meta u shpreh se Basha ka shitur zgjedhjet e 25 Prillit duke krijuar një opozitë të kapur dhe të shitur.

“Opozita ka qene e kapur dhe e shitur. Ndaj ndodhi ajo qe ndodhi me 25 prill. Madje e kam paralajmeruar me herët: Pse me këtë kecin (Lulzim Bashën) ju do përmbysni Ramën?”, u shpreh Meta.

Të fundit