Flash News

E-TJERA

Meta jep grada madhore për drejtuesit e FA-së: Shërbejnë për motivimin e ushtarakëve

Meta jep grada madhore për drejtuesit e FA-së: Shërbejnë

Presidenti Ilir Meta me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, ka dekretuar dhënien e gradave madhor  për disa drejtues të lartë të Forcave të Armatosura.

Presidenca bën me dije se Meta vlerëson që këto nderime do të shërbejnë për motivimin e mëtejshëm të ushtarakëve në përmbushjen e misionit të tyre.

Gradat e dhëna nga Meta janë:

- Kolonel Petrit Pal Çuni, me detyrë “Përfaqësues Ushtarak Kombëtar”, në Përfaqësinë Ushtarake Jashtë Vendit, në Ministrinë e Mbrojtjes, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

- Kolonel Ferdinant Vasil Dimo, me detyrë “Komandant”, në Qendrën e Arsimimit Profesional të Ushtarit (Qendra e Stërvitjes Bazë), në Akademinë e Forcave të Armatosura, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

- Kapiten i Rangut të Parë Adnand Dëfrim Agastra, me detyrë “Shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes”, në Forcën Detare, i jepet grada madhore “Kundëradmiral”.

- Kolonel Editson Jani Zarka, me detyrë “Drejtor i Inspektimit të Përgjithshëm”, në Ministrinë e Mbrojtjes, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

- Kolonel Ilir Koço Pujo, aktualisht me detyrë “Drejtor i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes” (AISM), i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

- Kolonel Ylli Nikol Pulaj, aktualisht me detyrë Zëvendëskomandant i Forcave Ajrore, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

Të fundit