Flash News

E-TJERA

Meta krah Osmanit: Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi, BE të liberalizojë vizat pa vonesa

Meta krah Osmanit: Shqipëria do ta mbështesë dialogun
Ilir Meta, Vjosa Osmani homologët në samitin e "Brdo-Brijunit"

Një ditë pas samitit të "Brdo-Brijunit", Presidenti Ilir Meta apelon BE-në që të liberalizojë vizat për Kosovën. Sipas tij, kjo e ndihmon Kosovën drejt intergimit europian.

"Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Europian, pa vonesa të mëtejshme, është një mbështetje për rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në të njëjtën kohë, një e drejtë ende e mohuar për qytetarët e saj", shkruan Meta në rrjetet sociale.

Kreu i Shtetit thekson se Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe marrëveshjen që do të dalë nga këto bisedime. Ai shton se marrëveshja përfundimtare do të normalizojë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe do të kontribuojë në stabilitetin rajonal.

"Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare detyruese, gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet midis dy vendeve, si dhe do të kontribuojë në paqen rajonale, stabilitetin dhe perspektivën e përbashkët europiane", thotë ndër të tjera Meta

Të fundit