Flash News

E-TJERA

Meta kthen në Kuvend Aktin Normativ për "Menaxhimin e buxhetit": Rrezikon të rrisë borxhin, kundër interesit publik

Meta kthen në Kuvend Aktin Normativ për "Menaxhimin e

Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend Aktin Normativ për ligjin për "Menaxhimin e buxhetit". Kreu i Shtetit vlerëson se qeveria nuk mund të ndërmarrë nismën për nxjerrjen e aktit normativ me fuqinë e ligjit, pasi kjo përbën një detyrë të pushtetit ligjvënës.

Ai shton se qëndrueshmëria e financave publike nuk mund të forcohet kur ligji ndryshohet me Akt Normativ, pa  ejustifikuar nevojën dhe urgjencën.

Meta evidenton se ndryshimet e miratuara do të sjellin rrezikun e rritjes së mëtejshme të borxhit publik. Sipas presidentit, ndryshimet nuk përmbushin pritshmëritë e qytetarëve shqiptare dhe cënojnë të ardhurat e shtetit.

"Ndryshimet e miratuara do të sjellin rrezikun real të lartë të rritjes së mëtejshme të borxhit publik, dhe të mos respektimit të disiplinës financiare për administrimin fiskal si në drejtim tëburimeve, ashtu edhe në drejtim të shpenzimeve publike.

Duhet patur në konsideratë se stimuli fiskal për mbështetjen e ekonomisë nuk mund të vijë vetëm nëpërmjet rritjes së shpenzimeve publike, rritja e të cilave ka rritur defiçitin buxhetor, duke rritur për rrjedhojë borxhin publik i cili, ka pasojë direkte në shtimin e rrezikut të qendrueshmërisë së treguesve makroekonomikë", evidenton Meta.

Në argumentin ligjor, presidenca thotë se ky Akt Normativ reflekton papërgjegjshmëri të lartë të qeverisë në drejtim të mos mbështetjes së familjeve në nevojë dhe të bizneseve të prekura nga COVID-19. Sipas Kreut të Shtetit, Akti Normativ nuk vjen si zgjidhje e problematikave të krijuar nga pandemia, por i thellon ato.

Të fundit