Flash News

E-TJERA

Meta kthen në Kuvend aktin për ndryshimin e buxhetit: Fondi për ndërtimin e teatrit të ri është anti-kushtetues

Meta kthen në Kuvend aktin për ndryshimin e buxhetit: Fondi për

Presidenti Ilir Meta ka kthyer  për rishqyrtim në Kuvend, Aktin Normativ për ndryshimin e Buxhetit të Shtetit 2021. Kreu i Shtetit e ka shoqëruar këtë vendim me disa argumenta.

Presidenca thotë se alokimi i fondit shtesë 900 milionë lekë për Bashkinë e Tiranës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar është në shkelje të vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese.

Meta evidenton tjetër se Akti Normativ shkel parimin e shtetit të së drejtës, ndërsa i kërkon qeverisë që  të argumentojë nevojën dhe urgjencën.

Duke u ndalur te fondi i qeverisë për ndërtimin e teatrit të ri, presidenti thekson se qeveria dhe Kuvendi po vazhdojnë të miratojnë vendime antikushtetuese.

Ai shton se Kuvendi dhe qeveria kanë shkelur, anashkaluar dhe sfiduar hapur autoritetin vendimmarrës të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Metës, përmes teorisë së “faktit të kryer”, njësoj si me aktin e shembjes së godinave të Teatrit Kombëtar, qeveria dhe Kuvendi kanë ushtruar presionin publik politik ndaj vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese.

Ai nënvizon se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Teatrit Kombëtar ka hyrë në fuqi, ndaj Akti Normativ bie ndesh me të.

Sipas Kreut të Shtetit, institucionet duhet të kenë prioritet të parë përballimin e pasojave të pandemisë. Ai i kërkon qeverisë që të japë mbështetje më të madhe buxhetore për përballimin e nevojave për vaksinimin e popullsisë dhe pasojave të pandemisë në ekonomi.

Për presidentin, ndryshimi i buxhetit për herë të katërt brenda 6 muajve tregon programim të dobët financiar.

Meta kthen në Kuvend aktin për ndryshimin e buxhetit: Fondi për

Të fundit