Flash News

E-TJERA

Meta kthen në Kuvend "Buxhetin 2022", problematikat që konstaton

Meta kthen në Kuvend "Buxhetin 2022", problematikat që

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqytim në Kuvend ligjin për “Buxhetin 2022”. Këtë vendim ai e ka shoqëruar me disa argumenta, ku ngre shqetësimin e nivelit të borxhit publik dhe përdorimin dhe efektin e tij në ekonomi.

Qeveria mori 650 milionë euro eurobond, pasi të ardhurat e parashikuara për vitin 2022 nuk i mbulonin shpenzimet. E ndërsa opozita, ekspertët dhe tashmë Kreu i Shtetit e ngritën si shqetësim marrjen eurobondit, qeveria e "shiti si sukses" me arsyetimin se interesat ishin të ulëta dhe afati për shlyerjen i gjatë, 10 vjet.

Meta thotë se "buxheti 2022" në tërësinë e tij është një plan financiar antisocial, duke theksuar se ka mangësi sa i përket transparencës për shpenzimet dhe politikat fiskale.

Gjithashtu evidenton se ka mungesë të mbështetjes reale për ekonominë dhe kryesisht për sektorin e bujqësisë. Një tjetër shqetësim i ngritur nga presidenti është mungesa e mbështetjes së nevojshme financiare për trajtimin e virusit Covid-19 për shtresat në nevojë.

Meta kthen në Kuvend "Buxhetin 2022", problematikat që

Të fundit